Policia ia publikon fotografinë të dyshuarit për vrasjen në Hajvali

  • A.P /
  • 12 August 2025 - 15:47
Policia ia publikon fotografinë të dyshuarit për vrasjen në Hajvali

Policia e Kosovës ka publikuar fotografi të Xhemajl Nuhiut, të dyshuar për vrasjen  në Hajvali, transmeton gazeta “Kosova Sot Online”.

Policia ka kërkuar ndihmën e të gjithë qytetarëve që nëse kanë informacione për vendndodhjen e të dyshuarit ta njoftojnë policinë.

“Njësiti i hetimeve të përgjitshme që operon në kuadër të Drejtorisë Rajonale të Policisë në Prishtinë, me autorizim nga prokuroria kompetente, kërkon ndihmë nga qytetarët në ofrimin e informatave, të cilat do të ndihmonin në lokalizimin dhe arrestimin e personit të dyshuar për veprën vrasje që ka ndodhë mbrëmë në Hajvali. Personi i  dyshuar XHEMAIL (BAJRAM) NUHIU ndodhet në arrati, andaj për çdo informatë që mund të çojë në identifikimin e vendodhjes së tij, na kontaktoni direkt në: E-mail: [email protected] Android #app: Lajmero Policine Tel: 192”

(Kosova Sot Online)