
Një person ka humbur jetën si pasojë e një aksidenti

Një person ka humbur jetën si pasojë e një aksidenti në fshatin Nekoc të Drenasit, transmeton gazeta “Kosova Sot Online”.
Viktima ka humbur kontrollin nga vetura dhe është vetaksidentuar.
Njoftimi:
AKSIDENT TRAFIKU ME FATALITET
Fsh. Nekoc, Gllogoc 12.08.2025-12:19. Raportohet se drejtuesi mashkull kosovar me veturë nga pakujdesia është vetë aksidentuar dhe si pasojë, ka ndërruar jetë. Me vendim të prokurorit, trupi i pa jetë dërgohet në IML për obduksion.
(Kosova Sot Online)