Policia po heton vdekjen e gruas e cila vdiq në QKUK

  • A.P /
  • 14 August 2025 - 10:02
Policia po heton vdekjen e gruas e cila vdiq në QKUK

Një grua nga Gjilani ka vdekur derisa kishte qenë duke marrë tretman mjekësor në QKUK dje rreth orës  01:45, transmeton gazeta “Kosova Sot Online”.

Policia tha se po e heton vdekjen, ndërsa trupi i pajetë i gruas është dërguar për obduksion.

“HETIM MBI VDEKJEN – Gjilan / 10.08.2025 – 19:34.  Më 13.08.2025 rreth orës 01:45 viktima f/k ka ndërruar jetë në QKUK, e cila kishte qenë në tretman mjekësor. Me urdhër të prokurorit trupi i pajetë i viktimës është dërguar në IML për obduksion”, thuhet në raportin 24-orësh të policisë.

(Kosova Sot Online)