
Katër persona janë raportuar të zhdukur në Policinë e Kosovës

Katër persona janë raportuar të zhdukur në Policinë e Kosovës, ka njoftuar kjo e fundit në raportin 24-orësh, transmeton gazeta “Kosova Sot Online”.
Njëri nga rastet ka ndodhur në Zhegër të Gjilanit ku babai ka raportuar se vajza e tij është zhdukur dhe nuk dihet vend ndodhja e saj.
Ndërkaq, një person në Ferizaj ka informuar policinë se vëllai i tij ka dalë nga shtëpia dhe s’është kthyer më.
Po ashtu, në Nashec të Prizrenit një familjar ka raportuar në polici se mbesa dhe nipi i tij janë larguar nga shtëpia dhe nuk janë kthyer më. Për këta dy policia tha se janë recidivistë të veprës.
Rastet e raportua nga policia në raportin 24-orësh:
PERSON I ZHDUKUR
Zhegër, Gjilan / 11.08.2025 – 17:50. Më 13.08.2025 ankuesi m/k ka raportuar se vajza e tij është zhdukur dhe nuk dihet vend ndodhja e saj. Në konsultim me prokurorin është iniciuar lënda e rastit dhe vazhdon të hetohet.
PERSON I ZHDUKUR
Rr. Sejdi Sejdiu, Ferizaj / 12.08.2025 – NN. Ankuesi m/k ka informuar se vëllai i tij viktima m/k ka dalë nga shtëpia dhe nuk është kthyer më. Rasti është duke u hetuar.
PERSON I ZHDUKUR
Nashec, Prizren / 13.08.2025 – 07:00. Ankuesi m/k ka informuar se mbesa dhe nipi i tij janë larguar nga shtëpia dhe nuk janë kthyer më. Viktimat janë recidivist të veprës. Rasti është duke u hetuar.
(Kosova Sot Online)