Vdes këmbësori që u godit nga një veturë

  • A.P /
  • 15 August 2025 - 15:38
Vdes këmbësori që u godit nga një veturë

Ka vdekur 43 vjeçari nga Gjilani i cili mori lëndime dje pas goditjes nga një veturë në fshatin Lladovë të Gjilanit, transmeton gazeta “Kosova Sot Online”.

Lajmin  e ka konfirmuar zëdhënësi i policisë për rajonin e Gjilanit, Ismet Hashani, i cili tha se viktima ishte duke u trajtuar në QKUK, por s’ka arritur t’iu mbijetojë plagëve.

“Ju njoftoj se ka ndodhur një aksident trafiku në fshatin Lladovë,  Komuna Gjilan, më 14.08.2025. Policia e Kosovës është njoftuar për këtë aksident me lëndime trupore, ku një veturë dyshohet se ka goditur këmbësorin 43 vjeç, shtetas i Kosovës, ndërsa sot më 15.08.2025 në mëngjes jemi informuar se këmbësori i cili ka qenë i goditur nga automjeti në aksident ka ndërruar jetë në QKUK edhe përkundër përpjekjeve nga ana e mjekëve”, tha ai.

Hashani shtoi se Policia e Kosovës, njësitet e trafikut Rajonal në Gjilan, janë duke i udhëhequr hetimet lidhur me këtë rast.

(Kosova Sot Online)