SHBA ia kanë dhuruar Kosovës 50 automjete të blinduara të sigurisë (ASV)

  • A.P /
  • 16 August 2025 - 13:03
SHBA ia kanë dhuruar Kosovës 50 automjete të blinduara të sigurisë (ASV)

Shtetet e Bashkuara të Amerikës ia kanë dhënë Kosovës 50 automjete të blinduara të sigurisë (ASV), transmeton gazeta “Kosova Sot Online”.

Për këtë ka shkruar edhe ambasada amerikane në vend, duke thënë se kjo përbën një hap tjetër drejt angazhimit të përbashkët për forcim të kapaciteteve mbrojtëse.

“Shtetet e Bashkuara kanë kënaqësinë të dorëzojnë 50 automjete të blinduara të sigurisë (ASV) për Qeverinë e Kosovës, në kuadër të Programit ‘Excess Defense Article’. Kosova, duke përdorur burimet e veta të mbrojtjes, do t’i bëjë këto automjete plotësisht funksionale, duke shënuar një hap tjetër në angazhimin tonë të përbashkët për forcimin e kapaciteteve mbrojtëse të Forcës së Sigurisë së Kosovës dhe rritjen e sigurisë për të dyja kombet tona. Më të sigurt dhe më të fortë”, ka shkruar ambasada.

Në ceremoninë solemne të pranim-dorëzimit të autoblindave nga SHBA dje morën pjesë kryeministri në detyrë Albin Kurti, bashkë me vartësin e tij Ejup Maqedonci,  Atasheu i Ushtrisë në Ambasadën e Shteteve të Bashkuara, Nënkolonel Jonathan Shaë,  si dhe Komandantin e Forcës së Sigurisë së Kosovës, Gjenerallejtënant Bashkim Jashari.

Maqedonci dje tha se avancimi për transformimin në një Forcë të fuqishme dhe profesionale nuk do të ishte i mundur pa mbështetje nga një partner strategjik dhe i pazëvendësueshëm — Shtetet e Bashkuara të Amerikës, miku ynë i përjetshëm.

(Kosova Sot Online)