
Aeroplani me pasagjerë që po fluturonte nga Greqia përfshihet nga flakët

Një aeroplan Boeing 757-300 i Condor Airlines, i cili udhëtonte nga ishulli grek i Korfuzit për në Dyzeldorf, ishte përfshirë nga flakët menjëherë pas ngritjes, transmeton gazeta “Kosova Sot Online”.
Aeroplani, që mbante 263 pasagjerë dhe tetë anëtarë të ekuipazhit, pësoi zjarr në motor menjëherë pas nisjes, shkruajnë mediat e huaja.
Pas kësaj, pilotët vendosën shpejt të kryenin një ulje emergjente në Brindisi të Italisë, ku aeroplani u ul në mënyrë të sigurt.
Përfaqësuesit e linjës ajrore thanë se zjarri u shkaktua nga një ndërprerje në rrjedhën e ajrit të motorit.
Shumë pasagjerë u detyruan të kalonin natën në aeroportin e Brindisit për shkak të mungesës së akomodimit në hotel.
(Kosova Sot Online)