Kuvendi i Kosovës del me një njoftim urgjent

  • A.P /
  • 19 August 2025 - 11:59
Kuvendi i Kosovës del me një njoftim urgjent

Kuvendi i Kosovës ka njoftuar se vazhdimi i seancës konstituive do të mbahet nesër nga ora 11:00, transmeton gazeta “Kosova Sot Online”.

Deputetët do të mblidhen pas aktgjykimit të publikuar dje nga Gjykata Kushtetuese që solli rregulla të reja për konstituimin e Kuvendit.

Kushtetuesja përmes këtij aktgjykimi urdhëroi votim të hapur dhe jo më shumë se tri herë të propozohet emri i njëjtë dhe se konstituimi i Kuvendit duhet të bëhet për 30 ditë.

Kryesuesi i seancës, Avni Dehari, nesër është i obliguar që në votim të hapur ta ftojë subjektin më të madh parlamentar, Lëvizja Vetëvendosje, për të propozuar një kandidat për postin e kryeparlamentarit.

Dehari u nxor shkelës i Kushtetutës me hedhjen në votim të Komisionit për votim të fshehtë përmes të cilit partia e tij synonte të zgjidhte Albulena Haxhiun kryeparlamentare.

Rendi i ditës:

3. Zgjedhja e Kryetarit të Kuvendit,

4. Zgjedhja e nënkryetarëve të Kuvendit.

(Kosova Sot Online)