Koci: Kuvendi ka funksionuar jashtëligjshëm, deputetët t’i kthejnë pagat

  • A.P /
  • 20 August 2025 - 08:00
Koci: Kuvendi ka funksionuar jashtëligjshëm, deputetët t’i kthejnë pagat

Avokati Arianit Koci, ka reaguar lidhur me aktgjykimin e Kushtetueses për situatën në Kuvend, ku ndër tjerash gjykata i ka shpallur të gjitha seancat e mbajtura nga data 27 qershor deri më 26 korrik 2025 si të pavlefshme, transmeton gazeta “Kosova Sot Online”.

Koci i është drejtuar deputetëve duke kërkuar nga ta që t’i kthejnë pagat e kësaj periudhe, pasi që, siç ka thënë ai, deputetë janë paguar për një periudhë kur Kuvendi ka funksionuar jashtëligjshëm.

‘‘Mos e hani djersën e popullit

Gjykata Kushtetuese ka shpallur të pavlefshme të gjitha seancat e Kuvendit të mbajtura nga 27 qershori deri më 26 korrik 2025.

Pra, deputetët kanë marrë paga për një periudhë kur Kuvendi ka funksionuar jashtëligjshëm.

I ftoj deputetët t’i kthejnë pagat e kësaj periudhe.”, ka shkruar ai.

(Kosova Sot Online)