
Kuvendi jep tender prej 90 mijë eurosh për laptopët e rinj të deputetëtve

Ndonëse ende nuk është konstituar legjislatura e re, Kuvendi i Kosovës tashmë ka dhënë tender për pajisjen me laptopë të rinj për 120 deputetët, transmeton gazeta “Kosova Sot Online”.
Dosja është publikuar në faqen e E-Prokurimit.
Vlera e këtij tenderi llogaritet të jetë diku 90 mijë euro.
Dhe sipas një përllogaritje një Laptop pritet të kushtojë diku 750 euro.
Fitues është kompania EGS Pattern ShPK, transmeton Klankosova.tv.
Nënshkrimi i kontratës parashihet të bëhet nesër më 20 gusht.
(Kosova Sot Online)