Dy persona prezantohen rrejshëm si policë

  • 20 August 2025 - 14:51
Dy persona prezantohen rrejshëm si policë

Dy qytetarë në Gjakovë janë përballur me raste të mashtrimit telefonik, ku persona të panjohur u janë prezantuar si zyrtarë policorë, transmeton gazeta “Kosova Sot Online”.

Sipas njoftimit të policisë në Facebook, në të dyja rastet, të dyshuarit kanë kërkuar nga viktimat pagesën e shumës prej 1 mijë eurosh, duke përdorur pretekste të ndryshme.

Rastet janë iniciuar si “Prezantim i rrejshëm si person zyrtarë”, në konsultim me prokurorin e shtetit, dhe janë duke u hetuar nga njësitë përkatëse policore.

Drejtoria Rajonale e Policisë në Gjakovë apelon tek qytetarët që të jenë vigjilentë dhe të mos bien pre e këtyre mashtrimeve.

Ata që ndeshin raste të ngjashme, mund të lajmërojnë menjëherë policinë në numrin 192 ose të përdorin aplikacionin “Lajmëro Policinë”.


(Kosova Sot Online)