
Peci: Donika Gërvalla është më LDK se këta që aktualisht janë në parti

Deputeti i Lëvizjes Guxo, Faton Peci, ka reaguar pas votimit kundër të Donika Gërvallës nga partitë e tjera politike, transmeton gazeta “Kosova Sot Online”.
Peci ka thënë se Donika Gërvalla, në esencë, përfaqëson vlerat e LDK-së më shumë sesa ata që aktualisht e udhëheqin partinë.
"Po ta marrim në gjenezë, Donika është më LDK se këta që aktualisht janë në LDK-në e udhëhequr nga Lumir Abdixhiku", është shprehur Peci.
(Kosova Sot Online)
.