
Një person sfidon policinë dhe ikën kah mali

Mbrëmë rreth orës 20:30 në zonën kufitare Kosovë-Shqipëri përgjatë vijës së gjelbër, policia ka pasur në një person të dyshuar i cili ishte duke bartur një çantë dhe ishte i armatosur, transmeton gazeta “Kosova Sot Online”.
I njëjti në momentin që ka vërejtur zyrtarët policorë ka drejtuar armën e zjarrit në drejtim të zyrtarëve policorë, duke paraqitur rrezik të drejtpërdrejtë ndaj tyre.
Sipas njoftimi, zyrtarët policorë kanë tentuar që ta ndalojnë të dyshuarin duke u prezantuar, mirëpo i njëjti ka hedhur çantën dhe ka arritur që të dalë në zonën malore në drejtim të Shqipërisë.
Lidhur me rastin është kontrolluar çanta ku është vërejtur sasi e substancës së dyshuar narkotike e llojit marihuanë, e cila pas matjes nga Njësia e Antidrogës ka rezultuar rreth 21 kilogramë (marihuanë).
Për veprimet e ndërmarra lidhur me rastin është njoftuar prokurori kompetent, me udhëzim të të cilit është iniciuar rasti i cili mbetet të trajtohet nga DHTN – Prizren.
(Kosova Sot Online)