
Shea: Qëllimi i NATO-s ishte Kosova brenda kufijve të saj si një vend multietnik

24 qershori 1999 shënon ditën kur mbi Urën e Ibrit në Mitrovicë u vendosën telat me xhemba. Nga ajo ditë ura s’u hap kurrë më, transmeton gazeta “Kosova Sot Online”.
Këtë lëvizje e bënë forcat franceze të NATO-s të cilat ishin vendosur në pjesën veriore të vendit.
Idetë se bëhej fjalë për një plan ndarjeje i hedh poshtë ish-zëdhënësi i NATO-s, Jamie Shea.
“Ideja nuk ishte ndarje e Kosovës. Nuk ishte për të ndarë Kosovën. Larg asaj. E dini, qëllimi i NATO-s ishte Kosova brenda kufijve të saj administrativë si një vend multietnik, por që të ofrojë njëfarë sigurie të paktën për popullatën në veri deri në momentin kur gjërat të zgjidhen dhe, natyrisht, Kosova mund të lëvizë përpara”.
(Kosova Sot Online)