Ja kush thotë: LVV-ja është duke keqpërdorur besimin e qytetarëve

  • A.P /
  • 23 August 2025 - 12:04
Ja kush thotë: LVV-ja është duke keqpërdorur besimin e qytetarëve

Analisti Shemsi Jashari ka thënë se seanca e sotme në të cilën nuk u konstiuua Kuvendi i Kosovës, por as nuk u zgjodh kryeparlamentari, është një gjë e menduar nga Lëvizja Vetëvendosje për t’u mos realizuar, transmeton gazeta “Kosova Sot Online”.

Ai ka theksuar se edhe kryetari i LVV-së, Albin Kurti, e di se pa ndonjë marrëveshje politike me subjektet tjera nuk mund të kalojë propozimin për kryetar të Kuvendit të Kosovës.

“Është një dështim i planifikuar i Lëvizjes Vetëvendosje. Për faktin se që nga fillimi është një parë një mungesë vullneti për t’i ndërtuar institucionet edhe propozimi i sotëm është vetëm një hap në implementimin e qëndrimit të Lëvizjes Vetëvendosje për mbajtjen peng të institucioneve”, u shpreh Jashari.

“Të gjithë e dimë e dinë edhe ata, këtë rast Zotëri Albin Kurti dhe Lëvizja Vetëvendosje se pa një marrëveshje politike nuk sigurohen numrat e nevojshëm për të kaluar propozimin e kandidatit për kryetar Kuvendi”, ka pohuar Jashari.

Jashari potencoi se LVV-ja është duke keqpërdorur besimin e qytetarëve.

Shkuarja në Kuvend, sot duke e mbajtur edhe vet sekret propozimin se kush do të kandidohet, tregon qartë se ata asnjëherë nuk e kanë pasë qëllim për të kaluar këtë propozim. Për më shumë janë duke e keqpërdorur në maksimum besimin qytetarë që e kanë pasë, dhe mosimplementimin e vullnetit qytetarë për të krijuar institucionet, për të marrë përgjegjësinë sipas peshës politike që e kanë marrë”.

“Një papërgjegjësi e skajshme, që tashmë nuk është sekret të thuhet që është bërë aq i lexueshëm vullneti i tyre për të mbajtur të bllokuar institucionet sa që besoj se askush nuk e ka pritur se sot do të kemi Kuvend të konstituuar”, ka thënë Jashari.

(Kosova Sot Online)