Osmani: Kosova është vend tejet i sigurt pavarësisht rreziqeve që i imponohen

  • A.P /
  • 25 August 2025 - 09:41
Osmani: Kosova është vend tejet i sigurt pavarësisht rreziqeve që i imponohen

Presidentja Vjosa Osmani, në një intervistë për tansmetuesin polak TVP World në Alpbach, tha se Kosova është në linjë me Bashkimin Evropian, dhe se vendi ynë është 97/ 100 për qind gati t’i bashkohet BE-së, transmeton gazeta “Kosova Sot Online”.

Derisa sa i përket çështjeve politike që Kosova t’i bashkohet BE-së Osmani thotë se këtu vendi ynë has në më shumë telashe, pasi ka ende pesë shtet mosnjohëse të BE-së karshi Kosovës.

“Ka shumë njerëz që janë të frustruar, por ne nuk e humbim durimin, përkundrazi do punojmë më shumë”, u shpreh tutje e para e vendit.

Ajo shton se kriteret për t’u bërë pjesë e BE-së nuk janë të njëjta për të gjitha shtetet, duke përmendur këtu Serbinë fqinje, e cila nuk ka sanksionuar Rusinë në luftën e saj kundër Ukrainës, e që sipas Osmanit, shteti serb është po ashtu shtet agresiv.

Osmani foli edhe për lëvizjet që është duke i bërë Rusia, ku sipas saj, ky shtet kërkon ta destabilizojë Ballkanin Perëndimor.

Tutje, ajo tha se nuk është aspak e lehtë për Kosovën të ketë një fqinj mizor, dhe që kërkon ta destabilizojë rajonin.

Megjithëse ajo shton se Kosova është vend tejet i sigurt, pavarësisht rreziqeve që i imponohen.

(Kosova Sot Online)