Limaj: Nuk është garë e ping pongut, duhet pjekuri politike

  • A.P /
  • 26 August 2025 - 11:21
Limaj: Nuk është garë e ping pongut, duhet pjekuri politike

Fatmir Limaj kryetar i NISMA-s ka ripërsëritur qëndrimin e kësaj partie se duhet të ketë marrëveshje politike për konstituimin e institucioneve, transmeton gazeta “Kosova Sot Online”.

Ai ka thënë se në politikë duhet pjekuri e konsistencë.

‘‘Ne i qasemi seriozisht ndërtimit të institucioneve. Shteti ynë një e kemi tjetër s’ka, duhet të ndërtojë institucione përveç marrëveshjeve politike,  e cila do të krijonte institucione të Kuvendit dhe qeverinë. Nuk është garë e ping pongut, duhet konsistencë, pjekuri politike, dhe vendi të fitojë konstituimin. NISMA vazhdon të ketë qëndrimin që ka qenë që nga dita e parë me marrëveshje politike. Pa marrëveshje politike nuk mund të ndërtohen institucionet’’, ka thënë ai. 

(Kosova Sot Online)