
Tarifat prej 50% të SHBA-së ndaj Indisë hyjnë në fuqi

Dyfishimi i tarifave në 50% për mallrat nga India nga presidenti Donald Trump hyri në fuqi siç ishte planifikuar të mërkurën, duke përshkallëzuar tensionet midis dy demokracive dhe partnerëve strategjikë më të mëdhenj në botë, transmeton gazeta “Kosova Sot Online”.
Një tarifë ndëshkuese prej 25% e vendosur për shkak të blerjeve të naftës i shtohet tarifës së mëparshme prej 25% të Trump ndaj shumë produkteve nga India. Kjo i çon tarifat totale deri në 50% për mallra të tilla si veshje, gurë të çmuar dhe bizhuteri, këpucë, mallra sportive, mobilje dhe kimikate – ndër më të lartat e vendosura nga SHBA-ja dhe në të njëjtin nivel me Brazilin dhe Kinën.
India dhe SHBA-të kanë mbajtur pesë raunde diskutimesh që nga prilli për të arritur një marrëveshje tregtare, por mosmarrëveshjet mbi hapjen e sektorëve të gjerë të bujqësisë dhe qumështit të Indisë, dhe blerjet e saj të naftës ruse çuan në një ndërprerje të bisedimeve.
Tarifat e reja kërcënojnë mijëra eksportues të vegjël dhe vende pune, përfshirë edhe në shtetin e lindjes së kryeministrit Narendra Modi, Gujarat, raportoi Reuters, transmeton Gazeta Express.
Një zyrtar i ministrisë indiane të Tregtisë tha në kushte anonimiteti se eksportuesit e goditur nga tarifat do të marrin ndihmë financiare dhe do të inkurajohen të diversifikohen në tregje të tilla si Kina, Amerika Latine dhe Lindja e Mesme.
(Kosova Sot Online)