Kurti cakton Blerim Sallahun u.d të Ministrit të Drejtësisë

  • A.P /
  • 27 August 2025 - 14:47
Kurti cakton Blerim Sallahun u.d të Ministrit të Drejtësisë

Blerim Sallahu është caktuar ushtrues detyre i ministrit të Drejtësisë, shkaku i zgjedhjes së Albulena Haxhiut si nënkryetare e Kuvendit, transmeton gazeta “Kosova Sot Online”.

“Kryeministri në detyrë i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, ka caktuar sot zëvendësministrin e deritanishëm të Drejtësisë, Blerim Sallahu, ushtrues të detyrës së Ministrit të Drejtësisë, pas zgjedhjes së Albulena Haxhiut në pozitën e nënkryetares së Kuvendit të Republikës së Kosovës.

Kryeministri Kurti e uron z. Sallahu për përgjegjësinë e re dhe i dëshiron suksese në përmbushjen e detyrave”, thuhet në njoftim e Kryeministrisë.

(Kosova Sot Online)