Lladrovci: Më 12 tetor do ta shihni forcën e qytetarëve të Drenasit

  • A.P /
  • 27 August 2025 - 15:15
Lladrovci: Më 12 tetor do ta shihni forcën e qytetarëve të Drenasit

Kryetari aktual i Komunës së Drenasit, Ramiz Lladrovci, i ka reaguar kreut të PDK-së Memli Krasniqit dhe deputetit të kësaj partie, Abelard Tahiri, transmeton gazeta “Kosova Sot Online”.

Lladrovci përmes një postimi në Facebook ka thënë se deklaratat e fundit të Krasniqit e Tahirit lidhur me qytetarët e Drenasit janë për keqardhje dhe shpifje.


Lladrovci i ka paralajmëruar ish-kolegët e tij për rezultatet e zgjedhjeve të 12 tetorit.

“Drenasi është kampion i performancës komunale, vazhdojmë! Deklaratat e fundit të Memli Krasniqit dhe Abelard Tahirit, lidhur me qytetarët e komunës së Drenasit, janë për keqardhje, hamendjet me shpifje janë të padenja për liderë të subjektit shtetformues e shtetndërtues. Pas fyerjes me “Dadën Razë”, dhe votimin “38% symbyllur” për qytetarët e Drenasit, tashmë, shpifjet po vazhdojnë në tjetër nivel. Më 12 Tetor do ta shihni forcën e moralin e qytetarëve të Drenasit, të cilët nuk e durojnë as fyerjen, e as nënçmimin. Vota e qytetarëve “Për Drenasin Kampion”, është votë për qeverisje të mirë, transparente e llogaridhënëse, votë kundër bedelëve e keqbërësve. Drenasi është zemra e Kosovës!”, thuhet në postimin e tij.

(Kosova Sot Online)