Mediat e Vuçiqit jehonë artikullit të Dimal Bashës: 'Si Prokuroria jonë, UÇK u krijua me para të drogës'

  • A.P /
  • 28 August 2025 - 09:22
Mediat e Vuçiqit jehonë artikullit të Dimal Bashës: 'Si Prokuroria jonë, UÇK u krijua me para të drogës'

Artikulli famëkeq anti-UÇK i Dimal Bashës me bashkëatuoree Jana Arsovska ka vërshuar ballinat e tabloideve të Aleksnadar Vuçiq, prej atyreve më fashiste dhe të ndyta, por me audiencë të madhe, transmeton gazeta “Kosova Sot Online”.

Festë titujsh si “Dimal Basha i Albin Kurtit tha të njëjtën gjë si Prokuroria e Serbisë: UÇK u krijua me para të drogës”.

“Dimal Basha…njëherë kishte tjetër tregim”, e nis “Novosti” famëkeq i Beogradit.

Krejtësisht e replikuar artikulli është bartur në Televizionin “Pink” që udhëhiqet nga Partia Progresiste Serb e Vuçiqit, se “Dimal Basha pranoi atë që thonë autoritetet serbe, se UÇK u krijua me para të drogës”.

Të njëjtat u riprodhuan edhe në “Alo” edhe “B92”.


(Kosova Sot Online)