Një person i cili tentoi shpëtimin e bashkëshortes vdes pasi ra nga ashensori

  • A.P /
  • 28 August 2025 - 09:05
Një person i cili tentoi shpëtimin e bashkëshortes vdes pasi ra nga ashensori

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur sot në Ferizaj, ku një burrë ka humbur jetën në mënyrë tragjike, transmeton gazeta “Kosova Sot Online”.

Mëngjesin e 27 gushtit, rreth orës 09:30, në rrugën “Sadik Bega”, tek ndërtesat e kompleksit “D-Nuhaj”, është gjetur i vdekur Bekim Kamberi rreth 58-vjeçar. Ai u gjet pa shenja jete në hapësirën e ashensorit, në bodrumin e ndërtesës, me lëndime të rënda trupore.

Sipas hetimeve fillestare dhe dëshmive të familjarëve, bashkëshortja e tij kishte mbetur e bllokuar në ashensor, pasi ishte ndalur rryma elektrike. Viktima kishte tentuar ta ndihmonte duke hapur derën, por dyshohet se ra nga kati i tretë ose i katërt, duke gjetur vdekjen e menjëhershme.

Në vendngjarje kanë dalë njësitë e policisë, hetuesit rajonalë, forenzika dhe prokurori i krimeve të rënda, i cili ka urdhëruar që trupi të dërgohet për obduksion.

Hetimet rreth rrethanave të plota të kësaj tragjedie janë duke vazhduar.


(Kosova Sot Online)