Arrestohet një person që kishte vjedhur një trotinet elektrik

  • A.P /
  • 28 August 2025 - 09:17
Arrestohet një person që kishte vjedhur një trotinet elektrik

Policia ka njoftuar se është arrestuar i dyshuari për vjedhjen e një trotineti elektrik në Gjakovë, transmeton gazeta “Kosova Sot Online”.

Ai është dërguar në mbajtje.

“VJEDHJE E RËNDË- Gjakovë / 24.08.2025 – 13:15. Pas hetimeve të zhvilluara lidhur me rastin, më 27.08.2025 është arrestuar i dyshuari shtetas I huaj për shkak se i njëjti dyshohet se më 24.08.2025 kishte vjedhur një trotinet elektrik nga viktima mashkull kosovar. I dyshuari me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje”, thuhet në raportin 24 orësh.

(Kosova Sot Online)