Kadrijaj: Një monstrum si Dimal Basha nuk është dashur as të propozohet

  • A.P /
  • 28 August 2025 - 12:00
Kadrijaj: Një monstrum si Dimal Basha nuk është dashur as të propozohet

Deputetja e AAK-së, Time Kadrijaj, ka komentuar punimin e kryetarit të Kuvendit të Kosovës, Dimal Basha, i cili është bashkëautor i një artikulli ku përmenden akuza ndaj UÇK-së, transmeton gazeta “Kosova Sot Online”.

Kadrijaj tha se përgjegjësia për këtë sipas saj bie mbi Lëvizjen Vetëvendosje.

“Një monstrum të tillë nuk është dashur as të propozohet. Dimal Basha është fytyra e vërtetë e VV-së propozuar”, tha Kadrijaj.

E pyetur nga gazetarët nëse AAK-ja e ka votuar Bashën për kryetar të Kuvendit, ajo theksoi se nuk e ka bërë këtë.

“Bekë Berisha e ka votuar. I ka premtuar”, shtoi ajo.

(Kosova Sot Online)