Kallas: Rusia po tallet me përpjekjet për paqe

  • A.P /
  • 28 August 2025 - 15:30
Kallas: Rusia po tallet me përpjekjet për paqe

Kaja Kallas, zëvendëspresidentja e Komisionit Evropian, ka akuzuar Rusinë për përshkallëzim të qëllimshëm të konfliktit në Ukrainë dhe përbuzje të përpjekjeve të vazhdueshme për paqe, transmeton gazeta “Kosova Sot Online”.

“Ndërsa bota kërkon një rrugë drejt paqes, Rusia përgjigjet me raketa”, shkroi ajo në X.

“Sulmi i natës ndaj Kievit tregon një zgjedhje të qëllimshme për të përshkallëzuar dhe tallur përpjekjet për paqe. Rusia duhet të ndalojë vrasjet dhe të negociojë.”

Kallas është gjithashtu Përfaqësuesja e Lartë e komisionit për Punët e Jashtme dhe Politikën e Sigurisë – që do të thotë se ajo është përgjegjëse për forcimin e sigurisë dhe mbrojtjes së Evropës, diçka që kjo luftë kërcënon.

(Kosova Sot Online)