Bajrami: S’morëm pjesë në votim se nuk u respektua rendi i ditës

  • A.P /
  • 30 August 2025 - 13:00
Bajrami: S’morëm pjesë në votim se nuk u respektua rendi i ditës

Shefja e Grupit Parlamentar të LDK-së, Hykmete Bajrami, ka treguar se pse LDK s’ka marrë pjesë në votimet për nënkryetar. Bajrami ka thënë se LDK e konsideron si diçka të jashtëligjshme për faktin se s’është ndjekur rendi i ditës i dakorduar, transmeton gazeta "Kosova Sot Online".

Ajo ka thënë se në seancën e 8 prilllit, janë marrë vesh që votimi për nënkryetar të bëhet në pako.

“Në mbledhjen e 8 prillit është vendosur që nënkryetarë të votohen në pako. Gjykata Kushtetuese na ka urdhëruar që të ndjekim rendin e ditës. LDK s’ka votuar sepse s’është ndjekur rendi i ditës”, ka thënë Bajrami.


(Kosova Sot Online)