Stuhia në Shqipëri shkakton trafik ajror në aeroport

  • A.P /
  • 30 August 2025 - 14:25
Stuhia në Shqipëri shkakton trafik ajror në aeroport

Moti i keq dhe stuhia që po afrohet kanë sjellë një trafik të jashtëzakonshëm ajror në Aeroportin Ndërkombëtar “Nënë Tereza” në Tiranë, transmeton gazeta "Kosova Sot Online".

Sipas raportimeve, 7 avionë janë ulur njëri pas tjetrit në një kohë të shkurtër, një pamje e pazakontë për aeroportin.

Ndërkohë, një avion i kompanisë LOT Air nuk ka mundur të zbresë për shkak të erës së fortë, pavarësisht manovrave të pilotit.

(Kosova Sot Online)