Rama: Nxënësit nisin vitin e ri shkollor në Prishtinë me kurikula digjitale

  • A.P /
  • 01 September 2025 - 09:33
Rama: Nxënësit nisin vitin e ri shkollor në Prishtinë me kurikula digjitale

Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama, ka bërë të ditur se 37 mijë e 667 nxënës kanë filluar sot vitin e ri shkollor në 64 objekte shkollore të kryeqytetit, ku për herë të parë janë përgatitur kurikulat digjitale për secilën shkollë, transmeton gazeta "Kosova Sot Online".

Ai e bëri këtë deklaratë gjatë vizitës në shkollën fillore “Faik Konica”

“37 mijë e 667 nxënës sot kanë filluar shkollën në 64 objekte në gjithë kryeqytetin. Pra është një fillim i mirëfilltë. Ne tash kemi përgatitur kurikulat digjitale në secilën shkollë. Panelet janë në secilën klasë, prandaj edhe nëse nuk i kanë librat, ne jemi të gatshëm me kurikulat digjitale”, tha Rama.


(Kosova Sot Online)