
Basha: Urime 1 shtatori, fillimi i vitit të ri shkollor!

Kryetari i Kuvendit, Dimal Basha, ka uruar nxënësit dhe mësimdhënësit për fillimin e vitit të ri shkollor, transmeton gazeta "Kosova Sot Online".
“Urime 1 shtatori, fillimi i vitit të ri shkollor! 1 Shtatori shënon një ditë të veçantë, sepse është dita kur shkollat hapin dyert për brezat e rinj, të gatshëm për të mësuar dhe për të ndërtuar të ardhmen.”
Ai ka thënë se shkolla nuk është vetëm vend i dijes por edhe hapësirë ku mësohen vlerat.
“Shkolla nuk është vetëm vendi i dijes, por edhe hapësira ku mësohen vlerat, ku forcohet karakteri, ku kultivohet dashuria për atdheun dhe ku formohen qytetarët e përgjegjshëm të së ardhmes. Mirënjohje të thellë për mësuesit dhe edukatorët, që me përkushtim e dashuri udhëheqin fëmijët tanë drejt diturisë dhe që me shembullin e tyre ndriçojnë rrugën e brezave të rinj. Urime të gjithë nxënësve, prindërve dhe mësuesve për një vit shkollor të mbushur me suksese, frymëzim dhe arritje të reja!”
(Kosova Sot Online)