Ergodan dhe Putin takohen: Ankaraja po punon për të gjetur një fund të drejtë

  • A.P /
  • 01 September 2025 - 12:35
Ergodan dhe Putin takohen: Ankaraja po punon për të gjetur një fund të drejtë

Presidenti turk, Recep Tayyip Erdogan, i tha homologut të tij rus, Vladimir Putin, të hënën se Ankaraja po punon për të gjetur një fund të drejtë dhe të qëndrueshëm të luftës në Ukrainë dhe se bisedimet midis palëve në Stamboll po kontribuojnë në përpjekjet për paqe, transmeton gazeta "Kosova Sot Online".

Kështu ka deklaruar sot, Presidenca e Turqisë.

Në një takim në margjinat e një samiti të Organizatës së Bashkëpunimit të Shangait (SCO) në Kinë, Erdogan dhe Putin diskutuan gjithashtu lidhjet dypalëshe, përpjekjet për paqe midis Azerbajxhanit dhe Armenisë, sulmet e Izraelit në Gaza dhe zhvillimet në Siri, tha presidenca në një deklaratë.

(Kosova Sot Online)