Një shtetas i huaj është sulmuar dhe grabitur

  • A.P /
  • 01 September 2025 - 12:37
Një shtetas i huaj është sulmuar dhe grabitur

Një shtetas i huaj është sulmuar dhe grabitur në qytetin e Durrësit.

Ai shprehet përmes një mesazhi se është sulmuar nga pesë persona, është goditur me shkopa dhe goditur me thikë.

Ai ka kërkuar ndihmë nga TCH pasi thekson se “kam shkuar në polici për të denoncuar ngjarjen, por për fat të keq, si i huaj, nuk jam marrë seriozisht dhe nuk është bërë asnjë veprim konkret nga autoritetet vendase. Ndjej se jam i pambrojtur dhe i padëgjuar”.

“Unë jam një shtetas i huaj që po kaloja pushimet në Durrës, Shqipëri. Gjatë qëndrimit tim, u sulmova nga pesë persona të cilët më goditën me shkop, më prenë me thikë dhe më grabitën. Ky është një akt shumë i rëndë kriminal që përbën grup të organizuar kriminal, tentativë vrasjeje dhe grabitje të rënduar.

Kam shkuar në polici për të denoncuar ngjarjen, por për fat të keq, si i huaj, nuk jam marrë seriozisht dhe nuk është bërë asnjë veprim konkret nga autoritetet vendase. Ndjej se jam i pambrojtur dhe i padëgjuar.

Kërkoj ndihmën tuaj për ta bërë publike këtë ngjarje në mënyrë që të më dëgjohet zëri dhe të ketë drejtësi për këtë krim të rëndë.

(Kosova Sot Online)