Rukiqi: Nëse kishte pasur çmim Nobel për amatorizëm Hekuran Murati e kishte fituar

  • A.P /
  • 02 September 2025 - 15:07
Rukiqi: Nëse kishte pasur çmim Nobel për amatorizëm Hekuran Murati e kishte fituar

Berat Rukiqi i LDK-së ka komentuar “një lajm të mirë” që e shpërndau ministri në detyrë i Financave, Hekuran Murati, i cili tha se BQK edhe sivjet ka transferuar në llogarinë e Qeverisë pjesën e ndashme të fitimit vjetor në vlerë prej 15 milionë euro, transmeton gazeta "Kosova Sot Online".

Rukiqi tha se ajo që ka deklaruar Murati është se paratë që do të duhej të ishin për paga e shërbime më të mira janë ruajtur për “turshi dimri” me depozita me interes minimal.

“Nese kish pas çmim Nobel per amatorizem ne Ekonomi, deputeti Murati, e kish fitu pa konkurrence. A dini çka po thote ky: paret qe nuk i ka shpenzu kjo Qeveri, pra taksat tona, per ma shume shkolla dhe çerdhe, per ma shume rruge, per ma shume investime ne shendet, per paga ma te mira, e te cilat kane nejt si “turshite e dimrit”, e paskan kriju nje fitim, duke nejt si depozita me interes minimal”, ka shkruar Rukiqi.

Murati dje përmes një postimi e quajti “lajm të mirë” që BQK ka ka transferuar në llogarinë e Qeverisë pjesën e ndashme të fitimit vjetor në vlerë prej 15 milionë euro.

“Që prej se jemi shtet i pavarur, sivjet shënohet viti i dytë me radhë që BQK transferon në llogari të Qeverisë pjesën e ndashme të fitimit vjetor, ashtu siç parashihet me ligj. Vitin e kaluar ishte hera e parë që ndodhi një gjë e tillë, ku në llogari të Qeverisë u transferuan 10 milionë euro, ndërsa sivjet janë 15 milionë euro si fitim i ndarë nga BQK”, ka shkruar dje Murati.


(Kosova Sot Online)