Gjykimi në Hagë po shkon drejt fazës finale, ja çka do të ndodh

  • A.P /
  • 02 September 2025 - 16:01
Gjykimi në Hagë po shkon drejt fazës finale, ja çka do të ndodh

Gjykimi ndaj ish-krerëve të UÇK-së tashmë po hyn në fazën finale, transmeton gazeta "Kosova Sot Online".

Në një vendim të publikuar sot nga Gjykata Speciale dhe të nënshkruar nga gjyqtari Charles L. Smith, 14 nëntori është caktuar si datë e synuar që mbrojtja të përmbyllë çështjen e saj.

Gjykata në vendim shkruan se pasi ka shqyrtuar parashtrimet e palëve dhe pjesëmarrësve, listat e dëshmitarëve të Mbrojtjes së Thaçit dhe Mbrojtjes së Krasniqit dhe vlerësimet e pyetjeve të kryqëzuara të palëve dhe pjesëmarrësve të mbetur paneli ka caktuar datën e synuar për përmbylljen e çështjes nga mbrojtja.

“Caktohet data e synuar për mbylljen e çështjes së Mbrojtjes si për Mbrojtjen e Thaçit ashtu edhe për Mbrojtjen e Krasniqit të premten, më 14 nëntor 2025, ose një javë pas përfundimit të dëshmisë së dëshmitarit të fundit të Mbrojtjes, cilado që të jetë më e hershme”, thuhet në vendim.


(Kosova Sot Online)