Detaje nga aksidenti ku humbën jetën tre të rinj kosovarë

  • A.P /
  • 03 September 2025 - 09:29
Detaje nga aksidenti ku humbën jetën tre të rinj kosovarë

Tre nga pesë viktimat e aksidentit tragjik në Luksemburg, janë të rinj kosovarë, transmeton gazeta "Kosova Sot Online".

Fqinji i familjarëve të tre viktimave të aksidentit tragjik në Luksemburg, Rezart Dani ka dhënë detaje të reja mbi rastin.

”Thuhet që është faji i shoferit Edonikut, i cili ka ecur me shpejtësi marramendëse”.

Ndër tjera ai foli edhe mbi pronësinë e automjetit.

”Makina ka qenë e babait te tij”.

”Makinë luksoze, por nuk duan ta publikojnë. Trupat janë karbonizuar dhe ndarë në disa pjesë dhe mezi po identifikohen”.

Dani tha se dy personat e tjerë të implikuar në aksident, me kamion, të vdekur edhe ata, janë boshnjakë nga i njëjti qytet.

Lidhur me rastin e rëndë autoritetet e sigurisë në Luksemburg, po vazhdojnë hetimet dhe ekspertizat.

Kujtojmë se aksidenti fatal në Luksemburg, mori jetën e 19-vjeçarit, Edonik Kastratit – nga Peja, Ujkan dhe Ukë Bajraktaraj – vëllezër, nga Isniqi i Deçanit.

(Kosova Sot Online)