
Kurti shkon në Gjykatë ku po mbahet seanca ndaj Faton Klinakut

Kryeministri në detyrë, Albin Kurti është paraqitur sot në Gjykatën Themelore të Prishtinës, ku po mbahet seanca ndaj njërit prej drejtuesve të Organizatës së Veteranëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Faton Klinakut, transmeton gazeta "Kosova Sot Online".
Klinaku, së bashku me një person tjetër me inicialet N.S. akuzohen nga Prokuroria Themelore e Prishtinës se e kanë kërcënuar Kurtin përmes rrjeteve sociale më 30 gusht të vitit 2023.
Faton Klinaku ka shkruar në Facebook në fillim të gushtit se ai dhe avokati i tij nuk ishin informuar se ndaj tij ishte ngritur kjo aktakuzë, por shtonte se “mezi pret” që të ballafaqohej me Kurtin në Gjykatë.
(Kosova Sot Online)