
Ja kur tërhiqet shorti për renditjen e partive në fletëvotime

Nesër, përfaqësues të subjekte politike do të tërheqin shortin për renditjen e subjekteve të tyre në fletëvotimet e Zgjedhjeve Lokale për Kryetarë të Komunave dhe për Kuvende Komunale, transmeton gazeta "Kosova Sot Online".
Lajmi është konfirmuar zëdhënësi i KQZ-së, Valmir Elezi.
Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka certifikuar më shumë se 90 subjekte politike për zgjedhjet lokale të 12 tetorit. Aplikimi për subjekte politike përfundoi zyrtarisht më 13 gusht.
Më 12 tetor 2025 do të mbahen zgjedhjet lokale të rregullta, të cilat janë të tetat me radhë për kuvende komunale dhe të gjashtat me radhë për kryetarë të komunave.
(Kosova Sot Online)