
Krstic: Lista Serbe është gangrenë në trupin politik të Kosovës

Analisti serb Branislav Krstic ka kritikuar ashpër Listën Serbe, duke e quajtur atë një organizatë kriminale të regjistruar si parti politike në Kosovë, transmeton gazeta "Kosova Sot Online".
Ai tha se kjo parti nuk përfaqëson asnjë komunitet dhe as interesat e votuesve të saj.
Ai theksoi se një subjekt politik që nuk i shërben askujt në Kosovë nuk ka vend në jetën institucionale të vendit.“Një subjekt politik që nuk përfaqëson interesat e asnjë komuniteti në Kosovë, as interesat e votuesve të tij, duhet të zhduket nga skena politike e Kosovës. Lista Serbe është një organizatë kriminale e regjistruar në Kosovë si parti politike. Ata përfaqësojnë ekskluzivisht interesat e tyre dhe të Kabinetit të Presidentit të Serbisë. Lista Serbe është gangrenë në trupin politik të Kosovës dhe sipas rregullores është shumë e nevojshme të hiqet”, tha Krstic.
(Kosova Sot Online)