
Një aksion i madh u zhvillua nga Prokuroria Themelore e Pejës

Një aksion i madh është duke u zhvilluar nga Prokuroria Themelore e Pejës, transmeton gazeta "Kosova Sot Online".
Lajmin për media e ka konfirmuar zëdhënësi i Prokurorisë, Shkodran Nikçi, i cili tha se në terren janë nëntë prokurorë, në krye me Kryeprokuroren.
Ai tha se aksioni është në zhvillim e sipër, ndaj nuk mund të ndajë informacione tjera tani për tani.
“Po, mund ta konfirmoj që jemi duke e zhvilluar një aksion me nëntë prokurorë të shtetit në terren, në krye me kryeprokuroren e me Policinë e Kosovës dhe bashkë me instituicionet relevenate. .Aksioni është në zhvillim e sipër”, ka deklaruar Nikçi.
Ende nuk dihet se për çfarë veprash po kryhet aksioni.
(Kosova Sot Online)