KQZ ka vendosur për certifikimin e listës së votuesve për zgjedhjet lokale

  • A.P /
  • 06 September 2025 - 16:40
KQZ ka vendosur për certifikimin e listës së votuesve për zgjedhjet lokale

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka vendosur për certifikimin e listës së votuesve për zgjedhjet lokale që do të mbahen më 12 tetor, transmeton gazeta "Kosova Sot Online".

Vota e vetme kundër certifikimit ishte e asaj të anëtares së Listës Serbe, Gordana Llaban. 

Sipas listës, numri i përgjithshëm i qytetarëve me të drejtë vote është 2 milionë e 69 mijë e 98 votues.

Numri i qytetarëve me të drejtë vote në vendovtime në Republikën e Kosovës është 2,025,105, ndërsa numri i qytetarëve të regjistruar për të votuar me postë nga jashtë Kosovës është 43,993 votues. 
Procesi zgjedhor në Republikën e Kosovës do të organizohet në 938 qendra votimi me gjithsej 2,625 vendvotime.

(Kosova Sot Online)