Fillon viti i ri shkollor në Shqipëri
Viti i ri shkollor 2025-2026 nisi sot për 345 mijë nxënës që rikthehen në shkolla në të gjithë vendin, transmeton gazeta "Kosova Sot Online".
Fillimi i këtij viti shënohet jo vetëm me masa të reja sigurie dhe etikë, por edhe me sfida të vjetra të sistemit arsimor, që lidhen me mësimin me dy turne, mungesën e investimeve në infrastrukturë dhe pagat e ulëta të mësuesve.
(Kosova Sot Online)
