Policia ka njoftuar se janë raportuar dy persona të zhdukur

  • A.P /
  • 08 September 2025 - 09:13
Policia ka njoftuar se janë raportuar dy persona të zhdukur

Policia e Kosovës ka njoftuar se në Gjilan janë raportuar dy të zhdukur, transmeton gazeta "Kosova Sot Online".

Sipas raportit 24-orësh të Policisë ata kanë dalë nga shtëpia të shtunën.

“Është raportuar se dy meshkuj kosovarë me datën e cekur kanë dalë nga shtëpia dhe ende nuk dihet vendndodhja e tyre. Lidhur me rastin është informuar edhe prokurori, ndërsa njësitet policore janë duke hetuar rastin”, thuhet në raportin policor.  

(Kosova Sot Online)