
Rrëzohet një pemë në Prishtinë, i zë disa vetura

Një incident ka ndodhur në afërsi të objektit të Radio Televizionit të Kosovës (RTK), ku një pemë është rrëzuar papritur duke rënë mbi automjetet e parkuara aty, transmeton gazeta "Kosova Sot Online".
Në fvideo shihen pemët e rrëzuara të cilat e kanë bllokuar tërësisht rrugën. Ndërsa veturat kanë mbetur të bllokuara nën pemë.
Po ashtu shihen qytetarë të shumtë të cilët po e vështrojnë nga afër këtë situatë, teksa u është bllokuar kjo rrugë për kalim.
Derisa nuk dihen shkaqet e rrëzimit të pemës, nuk raportohet për persona të lënduar. Ndërkaq nuk dihet dhe për dëmet materiale të shkaktuara nga rrëzimi i pemës
(Kosova Sot Online)