Jasharaj: SBAShK nuk ka shënime se gjendja në shkollat tona është kaq e mjerë

  • A.P /
  • 11 September 2025 - 14:49
Jasharaj: SBAShK nuk ka shënime se gjendja në shkollat tona është kaq e mjerë

Presidentja e Republikës së Kosovës,Vjosa Osmani, në një reagim lidhur me incidentin e djeshëm theksoi se gjatë pesë viteve kur vajzat e saj ndjekën mësimin në shkollën “Ismail Qemali” në Prishtinë janë përballur me probleme të shumëta infrastrukturore gjatë shkollimit, transmeton gazeta "Kosova Sot Online".

Osmani ceku problemet me kanalizime, ndërprerje të ujit, rrymës, e ngrohjes, bllokada totale të tualeteve,mungesë pastrimi per muaj të tërë, mungesë sigurie në shkollë, konfiskim të mjeteve të rrezikshme nga disa nxënës e shumë cka tjetër.

E në lidhje me këto çështje të cekura nga Presidentja Osmani ka folur, kryetari i SBASHK, Rrahman Jasharaj.

Kryetari i Sindikatës së Bashkuar të Arsimit, Shkencës dhe Kulturës, iu kundërpërgjigj Osmanit duke thënë se SBAShK-u nuk është në dijeni për këto problem që ka cekur Osmani.

“SBAShK-u nuk ka shënime nga terreni se gjendja në shkollat tona është aq e mjerë ashtu si e paraqet Presidentja gjatë deklaratës së saj duke u munduar të arsyetohet pse fëmijët e saj qenkan në shkollë privatë dhe kushton aq shumë”- tha Jasharaj.

Ai potencon se nuk është zgjidhje që ushëheqësit të dërgojnë fëmijët e tyre në shkolla private e të lënë fëmijët tjerë në kushte të rënduara.

“Në anën tjetër SBAShK-U mendon se nëse vërtetë gjendja në shkolla qëndron e tillë, pra në shkollat publike, atëherë nuk është zgjidhje që secilli udhëheqës t’i marrë fëmijët e tij e t’i dërgoj në shkolla private duke i lënë mijëra nxënës të punojnë në kushtë të tilla të rënduara”- shtoi ai.

Gjithashtu, Jasharaj theksoi se kanë kërkuar nga institucionet përmirësimin e kushteve por Qeveria aktuale ska ndërmarë asgjë.

“SBAShK-u në secilin takim që e ka pas kudo me institucione, ka kërkuar përmirësimin e kushteve të punës në shkolla mirëpo Qeveria aktuale nuk ka bërë asgjë që të përmirësohen kushtet e punës në shkollat e Kosovës”- përfundoi Jasharaj për Blic.

(Kosova Sot Online)