Disa persona kanë mbetur të lënduar nga një aksident

  • A.P /
  • 12 September 2025 - 14:30
Disa persona kanë mbetur të lënduar nga një aksident

Katër persona kanë mbetur të lënduar nga një aksident mes dy veturave në Vitomiricë të Pejës, transmeton gazeta "Kosova Sot Online".

Rastin e ka konfirmuar zëdhënësi i policisë për rajonin e Pejës, Driton Rugova.

“Sot rreth orës 12:05, Policia është njoftuar për një aksident trafiku i cili ka ndodhur ne fshatin Vitomiricë-Pejë, në këtë aksident ishin të përfshira dy vetura dhe si pasojë e aksidentit katër (4) persona kanë pësuar lëndime trupore”, tha Rugova për Sinjalin.

Rugova tha se të lënduarit janë dërguar në spitalin rajonal në Pejë për tretman mjekësor.


(Kosova Sot Online)