Guri: Atë që nuk arriti ta bëj Serbia e bëri Albin Kurti

  • A.P /
  • 12 September 2025 - 15:05
Guri: Atë që nuk arriti ta bëj Serbia e bëri Albin Kurti

Deputeti i LDK-së, Paris Guri, duke komentuar lajmin e sapo kumtuar nga Ambasada amerikane se ka pezulluar Dialogun Strategjik me Kosovën, thotë se ‘atë që nuk arriti ta bëjë Serbia për 30 vite, e bëri Albini për 5 vite”, transmeton gazeta "Kosova Sot Online".

 

Shtetet e Bashkuara kanë njoftuar se kanë pezulluar për një kohë të pacaktuar Dialogun Strategjik të planifikuar me Kosovën për shkak të shqetësimeve në lidhje me veprimet e qeverisë në detyrë të Albin Kurtit, transmeton gazeta "Kosova Sot Online".

Për këtë vendim ka njoftuar ambasada amerikane në Kosovë, e cila tha se veprimet e Qeverisë Kurti “kanë rritur tensionet dhe paqëndrueshmërinë, duke kufizuar aftësinë e Shteteve të Bashkuara për të punuar në mënyrë produktive me Kosovën mbi prioritetet e përbashkëta”, ka thënë ambasada amerikane”.

SHBA tha se mbetet e përkushtuar të çojë përpara interesat e përbashkëta të Shteteve të Bashkuara dhe popullit të Kosovës.

“Marrëdhënia jonë me Kosovën bazohet në një qëllim të përbashkët: forcimin e paqes dhe stabilitetit si bazë për prosperitet të ndërsjellë ekonomik. Fatkeqësisht, veprimet dhe deklaratat e fundit nga Kryeministri në detyrë Kurti kanë paraqitur sfida për progresin e bërë gjatë shumë viteve”, tha ambasada amerikane.

Ajo shtoi se dialogu strategjik kishte për qëllim forcimin e lidhjeve ekonomike dhe diplomatike në dobi të popullit amerikan dhe atij kosovar.

“Shpresojmë të vazhdojmë me përpjekje të tilla në të ardhmen, kur të jetë e përshtatshme. E dimë që ky është një qëllim i prioritizuar nga populli i Kosovës”.

(Kosova Sot Online)