'Kosova ka shënuar rënie të dukshme në shumicën e treguesve të demokracisë'

  • A.P /
  • 13 September 2025 - 11:00
'Kosova ka shënuar rënie të dukshme në shumicën e treguesve të demokracisë'

Adri Nurellari, ka thënë se sipas raportit të fundit për gjendjen e demokracisë të bërë nga IDEA Institute, Kosova ka shënuar rënie në shumicën e treguesve përgjatë vitit 2024. transmeton gazeta "Kosova Sot Online".

Ai thotë se ndonëse Kurti e cilëson veten si flamurtar i demokracisë, në praktikë gjendja është përkeqësuar pothuajse në secilën sferë.

Nurellari thotë se me përjashtim të kategorisë së të drejtave që ka një përmirësim me plus dy pikë, Kosova ka pësuar rënie dramatike në sundim të ligjit, përfaqësim, pjesëmarrje.

“ Sipas raportit më të fundit “Global State of Democracy 2025” të IDEA Institute, Kosova ka shënuar rënie të dukshme në shumicën e treguesve të demokracisë gjatë vitit 2024. Ky është një paradoks i hidhur, nëse kemi parasysh se Albin Kurti e shiti veten si flamurtar i demokracisë, por në praktikë po prodhon përkeqësim pothuajse në çdo sferë të saj.

Me përjashtim të një përmirësimi të vogël në kategorinë e të drejtave (+2 pikë), Kosova ka pësuar rënie dramatike në Sundimin e Ligjit (-18), në Përfaqësim (-6) dhe në Pjesëmarrje (-8). Pra, ndërsa Kurti flet për parime demokratike, në realitet qeverisja e tij po e gërryen themelin e demokracisë dhe po e zhyt Kosovën në regres institucional”, ka shkruar Nurellari.

(Kosova Sot Online)