Cufaj: Kurti SHBA-në e BE-në nga aleatë të Kosovës, i bëri të Serbisë

  • A.P /
  • 13 September 2025 - 16:42
Cufaj: Kurti SHBA-në e BE-në nga aleatë të Kosovës, i bëri të Serbisë

Ish-ambasadori kosovar, Beqë Cufaj, ka reaguar pas vendimit të djeshëm të SHBA-së për të ndërprerë dialogun strategjik me Kosovën ndonëse ishte planifikuar që të niste, transmeton gazeta "Kosova Sot Online".

Kjo për shkak të veprimeve dhe deklarimeve të bëra nga kryeministri në detyrë, Albin Kurti, që sipas SHBA-së kanë ngritur tensionet dhe kanë cenuar stabilitetin.

Cufaj ka thënë se Kurti ka arritur që ta bëjë të pamundurën, duke kthyer Brukselin e Ëashingtonin nga aleatët të Kosovë, në aleatë të Serbisë.

“Kurti ia doli të pamundurës: t’i shndërrojë Brukselin dhe Uashingtonin nga aleatë të Kosovës në aleatë të Beogradit”, ka shkruar Cufaj.

(Kosova Sot Online)