Relaksohuni, të martën pritet mot kryesisht me diell

  • A.P /
  • 16 September 2025 - 00:39
Relaksohuni, të martën pritet mot kryesisht me diell

Të martën pritet mot kryesisht me diell gjatë gjithë ditës, transmeton gazeta "Kosova Sot Online".

Qielli do të jetë i kthjellët në pjesën më të madhe të territorit, me ndonjë vranësirë të lehtë kalimtare që nuk pritet të ndikojë në motin e përgjithshëm.

Temperaturat do të jenë të këndshme, duke shënuar rritje të lehtë gjatë orëve të mesditës, ndërsa mëngjesi dhe mbrëmja mbeten pak më freskëta.

Temperaturat do të jenë të luhatshme, duke filluar nga 17 °C në orët e para të ditës, e deri në 28 °C gjatë pasdites.

(Kosova Sot Online)