Osmani pas takimit me kryediplomaten finlandeze jep detaje se çka biseduan

  • A.P /
  • 16 September 2025 - 12:05
Osmani pas takimit me kryediplomaten finlandeze jep detaje se çka biseduan

Presidentja e vendit, Vjosa Osmani, ka pritur sot në takim ministren e Jashtme të Finlandës, Elina Valtonen, njëkohësisht kryesuese aktuale e OSBE-së, transmeton gazeta "Kosova Sot Online".

Osmani tha se ka falënderuar atë për mbështetjen e vendit të saj karshi Kosovës dhe tha se me të ka folur edhe për zhvillimet e fundit në vend.

“E falënderova për mbështetjen e vazhdueshme të Finlandës për Kosovën në çdo etapë, përfshirë edhe për të ardhmen euroatlantike të vendit tonë. Së bashku diskutuam për zhvillimet e fundit në vend, rolin që OSBE-ja ka luajtur ndër vite në Kosovë, si dhe prioritetet e saj aktuale”.

Valtonen po qëndron në Kosovë pas vizitoi edhe Serbinë.

(Kosova Sot Online)