Rohde në takim lamtumirës me Vjosa Osmani

  • A.P /
  • 17 September 2025 - 13:12
Rohde në takim lamtumirës me Vjosa  Osmani

Ambasadori i Gjermanisë në Kosovë, Jorn Rohde ka përfunduar mandatin e tij në Kosovë, transmeton gazeta "Kosova Sot Online".

Ai ka realizuar një takim lamtumirës me Presidenten e Kosovës, Vjosa Osmani të cilën e ka falënderuar dhe ka shprehur mirënjohje të sinqertë për bashkëpunimin gjatë mandatit të saj.

“Si një gjest personal, ai i dhuroi Presidentes Osmani reçel të bërë në shtëpi”, ka njoftuar ambasada e Gjermanisë në Kosovë.

(Kosova Sot Online)